top of page

Lilo Labja e jetës reale, ja si duket sot "muza" që u vesh partizane që 17 vjeç

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 21, 2017
  • 2 min read

Lilo Labja, personazhi që plagoset në filmin shqiptar ’Malet me blerim mbuluar’’ nuk është një fantazi e skenaristit, por është bazuar tek historia reale e një partizaneje, Mesaret Ymeri.

90-vjeçarja rrëfen për "News24" momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës. Sapo kishte braktisur bankat e gjimnazit në Gjirokastër për t’u veshur partizane.

Në operacionin e qershorit ra në pritë nga gjermanët, u plagos rëndë me dy plumba një në këmbë, plumbi tjetër i dërrmoi krejt gojën, gjaku i kullonte deri tek kepucët.

Kam qene 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë. Por rinia është ajo që të bën të jetosh. 17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat. Ndërsa jashtë shtetit me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë, asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërise atë që i kemi dhënë ne,-shprehet ajo.

E pyetur për mënyrën si trajtohen veteranët sot, ajo ka rezervat e saj: Qeveria të na ketë në vemendje sidomos për ne invalidët pasi ka mungesa të mëdha. Ne jemi invalidë na kanë lënë me seli në katin e 5 të pallatit.

Por jeta si partizane nuk eshte e gjitha. Ajo e ka ndare jetën e saj me një bashkëshort pilot, që jo rastësisht, zbulon ajo, ka qenë edhe piloti personal i Enver Hoxhës.

Edhe pse në moshë të thyer, ajo nuk ndahet nga shoqet e shoket e saj veteranë, dhe sot ishte e pranishme në konferencën e zhvilluar me rastin e themelimit të “60-vjetorit te organizates se veteraneve të LANÇ”.

Veterania e luftes antifashiste nacional-çlirimtare është padyshim monument i gjallë i partizanes trime që vuri lirinë e atdheut mbi gjithcka.

Në konference u mbajten fjalime në lidhje me rezistencen antifashiste dhe u kërkua që 20 korriku të shpallet “dita kombetare e veteraneve”./vloranews.net


Yorumlar


bottom of page