Liberta Spahiu flet për herë të parë për lidhjen me Flori Mumajesin.
- TheAlbanian Times
- Jul 22, 2017
- 1 min read

Moderatorja e emisionit "Prive" në Klan Kosova, Liberta Spahiu ka reaguar për herë të parë ndaj lajmeve për një lidhje të mundshme të saj me kantautorin Flor Mumajesi. Për emisionin "Mirage" Spahiu i ka dhënë një përgjigje të paqartë pyetjes mbi Florin. "Lajmet vijnë e ikin, por njerëzit mbesin" është shprehur ajo.

Pak a shumë, gazetarja e një emisioni që mbështetet mbi jetën e të famshmëve të showbizit shqiptar, "vodhi" përgjigjen e "viktimave" të saj, duke na lënë prapë në dyshimet tona. E sigurt është që të paktën për momentin Liberta dhe Flori janë fqinj sepse të dy jetojnë në lagjen "Marigona" të Prishtinës, një zonë e rrethuar ku jeton shtresa e lartë e kryeqytetit të Kosovës.
Comments