Ky është personi që e qëlluan me 4 plumba dhe lanë rrugën me gjakun e tij
- TheAlbanian Times
- Jul 21, 2017
- 1 min read
Edison Delia është personi i cili ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në një lokal përballë gjimnazit "Partizani".
26-vjeçari u qëllua me pistoletë nga autori i cili është identifikuar nga dëshmitarët e ngjarjes të cilët kanë deklaruar për policinë se është larguar në rrugicat dytësore që të lidhin me rrugën “Qemal Stafa”.
"Panorama", raporton se i plagosuri, kur është pyetur në spital nga oficerët e policisë gjyqësore, ka dhënë emër të rremë.
Por më pas ai është identifikuar nga karta e identitetit që i është gjetur në xhep.
Delia ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Tramuës, teksa pritet që orët në vijim të zbardhin edhe më shumë detaje për motivin e këtij atentati.
Ky është vendi ku mbeti i plagosur Delia. Videot janë siguruar nga tvklan.al
Comments