Search
Hapi derën hyrëse të shkallës, ajo që shkruhej në letrën e ngjitur e çuditi
- TheAlbanian Times
- Jul 21, 2017
- 1 min read
Nga më të çuditshmet janë lajmërimet që shohim të ngjitura në muret e pallateve ku jetojmë. Në Berat, një letër e ngjitur në derën hyrëse të pallatit ka habitur të gjithë banorët, pasi komshiu i tyre i bënte thirrje t’i kthenin “pjesët” e rëna nga ballkoni që kishin humbur.
Kanë rënë 1 palë rroba banje (pjesa e sipërme nuk u gjet), nqs i keni gjetur, ju lutem sillini tek fqinja e katit të 8-të (dera duralumin),-shkruhet në letër.
Fotoja është shkrepur në një pallat në Berat në lagjen “Kushtrim”. Siç duket bikinit për vajza kanë rënë nga kati i 8-të dhe pjesa e sipërme e reçipetave është zhdukur.


Comments