top of page

"Do të ther, do të vras", grushta pareshtur e thikën në fytyrë, ja si e bëri të vdekur nje

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 22, 2017
  • 3 min read

31-vjeçari Mishel Prela i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në një lokal përballë gjimnazit “Partizani” në kryeqytet është person me precedentë të mëparshëm penalë.

Prela ka dhunuar dhe plagosur njerkun e tij Ermir Manokun në datë 06.10.2014 së bashku me mikun e tij, për motive parash.

Ai është dënuar edhe më parë për kryerjen e veprës penale “vrasje të mbetur në tentativë”.

Aktori ka apeluar në Gjykatën e Apelit në Tiranë vendimin për arrest me burg kundrejt akuzës “Vjedhjes me dhunë” ndaj njerkut të tij.

Në gusht të vitit 2010, ai ka plagosur me thike një 23-vjecar të quajtur Ervin Zallumi dhe u arrestua katër muaj pas këtij krimi ku vuajti disa vite burg për tu lënë i lirë në 2014. Këtë vit ai dhunoi në banesën e tij, njerkun Ermir Manoku madje ka tentuar ta vrasë ate dhe me thikë. Gjykata e Shkallës së Parë dha masën e arrestit me burg, por Gjykata e Apelit rrëzoi këtë masë duke e lënë të lirë dhe në arsyetimin e kësaj gjykate personi nën hetim ditën e ngjarjes ka qenë i dehur dhe nuk ka patur ndermënd të kryejë ndonjë veper penale, aq më tepër në shtëpinë e tij.

Ngjarja e përshkruar në dosjen e Gjykatës së Apelit

Fillimisht ai ka dhunuar njerkun duke e goditur atë me grushta, duke i çarë fytyrën. Me pas ka nxjerrë thikën duke i thënë shokut të tij “ta ther këtë, ta vras fare” dhe i është drejtuar duke i thënë se për këto borxhe që i ka do ti marrë televizorin, të cilin e ka marrë dhe e ka ngritur në krahë duke dalë nga shtëpia. Gjithashtu ka thyer edhe disa orendi brenda në shtëpi.

I demtuari (kallezuesi) ka sqaruar se deri para katër vitesh Misheli ka jetuar në një shtëpi me te dhe bashkeshorten e tij e cila e ka djale nga martesa e pare. Më pas ka vuajtur dënimin me burg për një plagosje që ka bërë dhe pasi ka dalë nga burgu ka jetuar vetëm, në një shtëpi tjetër. Sipas kallzuesit personi nen hetim i kërkonte në mënyrë të vazhdueshme i kerkonte lekë nënës së tij, dhe ky ka qene edhe shkaku i konfliktit. Madje Misheli pretendonte se babai i tij, i ka çuare lekë njerkut (kallëzuesit), që ta mbante mirë kur ka qenë në burg. Misheli sipas kallzuesit, ka qene agresiv dhe është konfliktuar disa herë me të, por ai nuk e ka denoncuar në polici pasi i vinte keq për të.

Ndalimi nga policia

Mbështetur në rrethanat e mësipërme më datë 03.10.2014, ora 13.00 policia gjyqësore e Komisariatit të Policisë nr.6, Tiranë, ka kryer ndalimin e personit të dyshuar për kryerjen e veprës penale të Vjedhjes me dhunë” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.Gjykata e Rrethit ne vendimin e saj pranon se vepra penale e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139-25 i Kodit Penal, paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Në këto kushte konform nenit 253 të Kodit të Procedurës Penale, ndalimi i personit nën hetim Mishel Prela, në kushtet e çështjes konkrete objekt gjykimi, është i ligjshëm dhe i bërë në përputhje me kriteret e përcaktuara në këtë dispozitë.

Arresti me burg

Lidhur me llojin e mases se sigurimit arrest në burg, të kërkuar nga prokuroria, gjykata ka vleresuar se ekzistojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara në K.Pr.P, për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurisë. Keshtu sipas gjykates ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova, se personi nën hetim Mishel Prela, e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet. Vepra penale e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim, sidomos në kushtet në të cilat dyshohet se është kryer, çmohet nga gjykata se paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore. Neni 139 i Kodit Penal parashikon një maksimum dënimi prej pesëmbëdhjetë vjetësh.

Arsyetimi i Gjykatës

Po keshtu gjykata arsyeton se ekziston një veper penale e parashikuar si e tillë nga ligji penal. Po keshtu në rastin konkret nuk ekzistojnë shkaqe padënueshmërie apo të shuarjes së veprës penale, siç parashikohet në nenin 228(2) të Kodit të Procedurës Penale. Konform nenit 229 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmon se masa e sigurimit arrest në burg, është në proporcion me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. Në këtë mënyrë, caktimi i masës së arrestit në burg për personin nën hetim Mishel Prela, është në përshtatshmëri me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.

Se fundi konform nenit 228(3) të Kodit të Procedurës Penale, gjykata arsyeton se përmbushet edhe kriteri i veçantë për caktimin e masës së sigurimit, që është ai i ekzistencës së shkaqeve të rëndësishme që bëjnë të mendohet se personi mund të kryejë vepra penale po aq të rënda apo më të rënda. Masa e arrestit në burg per personin nen hetim konsiderohet me e pershtatshmja për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës penale të “Vjedhjes me dhunë”.


Comments


bottom of page