Deti i Golemit i mbushi mushkëritë me ujë, flet gruaja e sllovakut: Kjo është arsyeja pse im shoq u
- TheAlbanian Times
- Jul 22, 2017
- 1 min read
Pasditen e sotme në plazhin e Golemit ka humbur jetën një 66-vjeçar sllovak i identifikuar si Beres S. Sllovaku është turisti i dytë i huaj që humb jetën pasi një 16-vjeçare ruse e quajtur Ksenia Roik, u mbyt mesditën e sotme në Ksamil.
Ai u gjet në breg i pajetë ndërkohë që në trupin e tij nuk u gjetën shenja dhune.
Në një deklaratë për policinë, gruaja e tij ka deklaruar se para se të futej në ujë, bashkëshorti i saj kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli e më pas ishte futu në det për të notuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.07.2017, rreth orës 19:45, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shtetas pa ndjenja në bregun e plazhit të Golemit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë shtetasi sllovak: – Beres S.,66 vjeç.
Sipas deklarimeve të bashkëshortes, shtetasi i mësipërm ka konsumuar një sasi të madhe alkooli dhe është futur në det për të notuar. Nga verifikimet paraprake nuk rezulton të këtë shenja dhune. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.


Comments