top of page

Cilat janë qytetet më të bukura në botë sipas pilotëve? Rezultati nuk zhgënjen

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 21, 2017
  • 1 min read

Aq sa është emocionuese destinacioni ku do mbërrini aq është edhe fluturimi dhe pamjet që të ofrohen, sidomos nëse jeni në krahun e dritares së avionit.

Male, fusha, dete, qytete, shkretëtira dhe çdo lloj peisazhi mund ta shihni vetëm duke fluturuar, por kush janë ata që shohin çdo gjë? Pilotët, sigurisht.

Cilat janë vendet më të bukura sipas tyre?! Nga një pyetësor ata kanë zgjedhur: San Franciscon, Los Angeles, Sydney, Chicago, Bora-Bora, Tokyo, Londra dhe Las Vegas.

Megjithatë, pilotët kanë pranuar se ekzistojnë shumë vende të bukura, por vetëm këto kanë vendosur të fusin në listë si më të preferuarat.

Pamjet janë vërtet mahnitëse.


Comments


bottom of page