top of page

Çoi drejt vdekjes mbi 150 adoleshentë, s'do ta besoni si është dënuar themeluesi i "Balenës

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 20, 2017
  • 1 min read

Ka marrë dënimin nga gjykata ruse iniciuesi i lojës Balena Blu, i cili u bë shkaktar për qindra vdekje të adoleshentëve e të rinjve. Nuk do ta besoni por ai është dënuar vetëm me tre vite burg për të gjithçka.

22-vjeçari Philipp Budeikin, i cili njihet edhe me emrin Philipp Lis (dhelpra), u dënua me gjykim nga një gjykatë në Siberi. Ai mendohej se kishte lidhje direkte me vdekjen e mistershme të 16 adoleshentëve, ndërsa vetë kishte pranuar se kishte pasur lidhje edhe me 17 vdekje të tjera, të cilat u rrëzuan nga mbrojtja në gjykatë dhe nuk u morën parasysh gjatë procesit.

Në momentin e arrestimit ia ka thënë se personat që shtyheshin drejt vetëvrasjes nuk ishin gjë tjetër veçse mbeturina biologjike dhe se po ndihmonte në pastrimin e shoqërisë nga këto mbetje.


تعليقات


bottom of page