Vrau shqiptarin para banesës së tij në Itali, zbulohet shkaku i vrasjes së 49-vjeçarit
- TheAlbanian Times
- Jul 20, 2017
- 1 min read
Është zbuluar shkaku i vrasjes së 49-vjeçarit Demir Hyseni në Itali. Pas arrestimit të shqiptarit tjetër, 60-vjeçarit Kujtim Beli, mediat italiane shkruajnë se dyshohej se gruaja e tij e kishte tradhtuar pikërisht me viktimën.
Kujtim Beli dyshonte se Demir Hyseni shkonte me gruan e tij dhe ka qenë pikërisht kjo arsyeja që e ka detyruar atë ta vrasë në derë të shtëpisë.
Sipas policisë italiane, Beli ishte një burrë i dhunshëm, dhe pikërisht ish gruaja, dy vjet më parë e kishte denoncuar për keqtrajtime.
Pas divorcit, Kujtim Beli është kthyer në Shqipëri, por duket se nuk e ka harruar hakmarrjen ndaj 49-vjeçarit.
Gjithashtu policia ka zbuluar se më herët mes tyre është bërë edhe një telefonate, e cila mundësoi edhe zbulimin e autorit te krimit./joq.al/



Yorumlar