top of page

Vdes në mënyrë tragjike këngëtarja e njohur, e frikshme ajo që i ka ndodhur në skenë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 20, 2017
  • 1 min read

Këngëtarja franceze Barbara Weldens ka vdekur në mënyrën më tragjike të mundshme teksa ka qenë duke kënduar në skenë. 35-vjeçarja, e cila nxori albumin e saj të fundit në muajin shkurt, ishte në skenën e festivalit Léo Ferré në fshatin Goudron në jug të Francës.

Ende nuk janë të qarta arsyet e vdekjes së këngëtares. Disa thonë se ra në kontakt me energjinë elektrike dhe u karbonizua në vend, ndërsa të tjerë se gjithçka ndodhi për shkak të një arresti kardiak e gruaja nuk u shpëtua në kohë.

Gjithçka është filmuar, pasi në skenë kishte kamera nga të gjitha anët, por dyshimet më të mëdha janë se këngëtarja mund të ketë prekur një kabull elektrik dhe ka vdekur në vend.


Comments


bottom of page