top of page

Studioi jashtë, vajza e ish-ministres fillon punë aty ku tundet leku në Shqipëri

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 20, 2017
  • 1 min read

Të gjithë e dinë historinë e vajzë së vetme të ish-ministres së arsimit, Lindita NIkolla, e cila ishte me studime jashtë dhe që ish-ministrja mburrej me këtë gjë dhe nga ana tjetër krenohej me reformën që po fundos arsimin publik.

Sot, Livia Nikolla, ka mbaruar studimet dhe ka nisur punë si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë.

Të dhënat janë publikuar nga raportet e pasurisë së ish-ministres Nikolla, ku Livia tashmë ka edhe pagën e saj prej 886.056 lekë.

Por, përveç vajzës me sa duket edhe bashkëshorti i Nikollës ka spikatur vendin ku rref leku, Ligor Nikolla ka punuar si dekan me një pagë prej 1.224.744 lekë.


Comments


bottom of page