top of page

Ndalohet transmetimi i hitit “Despacito”, ja cila është arsyeja

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 20, 2017
  • 1 min read

Shteti i Malajzisë është shteti i parë i cili ka bërë të mundur ndalimin e këngës hit të momentit “Despacito”.

Një prej ministrave të shtetit të Malajzisë e ka dhënë lajmin e ndalimit për shkak se kënga ka tekst të turpshëm.

Salleh Said Keruak tha se kënga konsiderohet si jo-islamike dhe u shpreh:

Despacito nuk do transmetohet në stacionet tona sepse kemi marrë ankesa publike. Tekstet nuk janë të përshtatshme.”

Më tej thuhet se ka përmbatje seksuale dhe muzika përshkruhet si një lloj pornografie që nuk është e përshtatshme për fëmijët e vegjël.

Kjo këngëa është bërë kënga më e dëgjueshme e të gjitha kohërave, vetëm gjashtë muaj pas daljes në treg.


Comments


bottom of page