top of page

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset rëndë 28-vjeçari

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 17, 2017
  • 1 min read

Një incident me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, pranë rrugës së Dibrës, ku një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Personi i plagosur V.K. është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

28-vjeçari i plagosur rëndë është dërguar menjëherë në spital ku po merr edhe trajnimin e mjekëve.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja plumbash që ishin shtënë nga lloji i armës tip pistoletë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodhur ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit/ ve dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


Comments


bottom of page