top of page

“Udha drejt ferrit”, kjo është shpallur rruga më e rrezikshme në botë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 17, 2017
  • 1 min read

Është shpallur rruga më e rrezikshme dhe ndodhet në Turqi. Udha duket se të çon në fund të ferrit, pasi në të kanë humbur jetën dhjetëra udhëtarë vitet e fundit.

Sipas një organizate që hulumton rrugët më të rrezikshme në botë, rruga “D915 Bayburt” është në vendin e parë.

Gjatësia e rrugës është 50 kilometra dhe ka plot 29 kthesa tejet të rrezikshme. Kjo rrugë është ndërtuar nga ushtarët rusë në vitin 1926-të.

Gjithë rrezikun e rrugës e përbëjnë kthesat e vështira që nuk kanë asnjë lloj anësore dhe mund të hedhin nga lartësi marramendëse, ashtu siç ka ndodhur disa herë.


Comments


bottom of page