top of page

Vlonjatit i shkojnë në shtëpi në pikë të mëngjesit, policia zbulon “surprizën” në oborr

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 16, 2017
  • 1 min read

Policia e Vlorës ka sekuestruar 40 kilogramë lëndë narkotike dhe ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar. Fatjon Lamçaj, 29 vjeç, banues në fshatin Drithas është arrestuar për shkak se nëoborrin e shtëpisë i është gjetur lënda narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie lënde narkotike në banesën e shtetasit Fatjon Lamçaj, në fshatin Drithas.

Lënda narkotike u gjet e groposur në bahçen e kësaj banese, e hermetikuar në dy bidona plastikë, brenda të cilëve ishte fshehur një sasi prej 40 kilogramë lëndë narkotikë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Fatjon Lamçaj, 29 vjeç, banues në fshatin Drithas u arrestua në flagrancë.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal./joq.al/


Comments


bottom of page