top of page

Si e transformoi Noizy të dashurën, nga vajzë e mirë në 'bad girl'

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 16, 2017
  • 1 min read

Noizy është një nga reperët më të pëlqyer, sidomos nga femrat, por prej disa kohësh ai përflitet për një lidhje me një vajzë të huaj të cilën e ka bërë tashmë edhe pjesë të OTR.

Naomi shpesh është parë në foto me Noizy-n, madje ai ka gatuar edhe darkë romantike për të.

Por edhe komentet mes tyre në fotot e njëri tjetrit kanë lënë të kuptohet se ata kanë më shumë se miqësi.

Tanimë që dihet lidhja e saj me Noizy-n të gjithë jemi kuriozë të dimë më shumë për Naomin.

Naomi jeton në Zvicër. Pak kohë para njohjes me Noizy-n këngëtarja pëlqente më shumë baladat dhe mbante një pamje të rregullt.

Pas njohjes me Noizy-n, shihet se Naomi ka ndryshuar stil. Tani e shohim me një veshje rebele, tatuazhe e pirsing. Dhe këngët rap duket se janë bërë të preferuarat e saj.


Comments


bottom of page