Sa ka Arditi kokën, ai ka dorën: Gjebrea sjell në Shqipëri njeriun gjigand
- TheAlbanian Times
- Jul 16, 2017
- 1 min read
Fotoja e Ardit Gjebreas me Jerry Sokoloski-n është ndër të paktat gjëra që të bën të ndalosh scrolling në Instagram. Sokoloski, me shumë gjasa më i gjati burrë në Kanada, e bën drejtuesin e “Të Dielës Shqiptare” të duket i vogël.

Ose më mirë: e bën të ndihet i vogël në periudhën “më të shëndoshë” të tij. “Jerry Sokoloski- njeriu me dorën më të madhe në botë.
Më i gjati në Kanada! Ndër 7 më të gjatët në botë! Më bëri të ndihem elegant në periudhën më të shëndoshë timen. Nesër i ftuar special në Telebingo Shqiptare, në orën 18:00.”, shkruan Gjebrea në Instagram.
Sokoloski njihet edhe si “gjigandi i madh i mirë” i Kanadasë; në 2014-ën luajti rolin e gjigandit Goliath, në ekranizimin e historisë biblike të David-it, njeriut që u ndesh me Goliath-in, nën regjinë e Tim Chey-t.

Sa i gjatë është? Plot 2 metra e 23 centimetra. Deri në tavan

Comments