top of page

Mamaja rikrijon foton e Beyonce me binjakët dhe interneti s’mban dot lotët

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 16, 2017
  • 1 min read

Një grua irlandeze, mama binjakësh, njësoj si Beyonce ka vendosur të realizojë një foto të ngjashme me vogëlushët e saj. Por le të themi që rezultati nuk ishte edhe AQ i ngjashëm. Sharon Kellaway i kishte të gjitha: vellon, pelerinën (e zëvendësuar me një batanije fëmijësh, por ç’problem ka)...oh po, edhe binjakët.

“Kisha disa minuta të lira dje kur pashë foton e Beyonce-s online. Kur vajza ime 6- vjeçare hyri në dhomë, rrëmbeva një vello nga kutia e saj, një batanije fëmijësh ngjyrë rozë dhe ajo bëri foton. Ia dërgova shoqes time, Sinead në Kanada, që më tha ta postoja,” tregon Sharon për Mirror Online. “Ishte e zakonshme. Kam binjakët, batanijen, vellon, lule në oborrin e shtëpisë...kisha gjithçka që kishte dhe ajo. Atëherë pse jo? Mendova se miqtë e mi do argëtoheshin pak, por jo që do shkonte kaq larg,” rrëfen mamaja e tre fëmijëve, që tani është kthyer në sensacion me zgjedhjen e saj.


Comments


bottom of page