top of page

Këngëtarja e njohur shqiptare flet për “Forbes”: Dua të jem si Rihanna, ajo nuk e merr jetën seriozi

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 16, 2017
  • 1 min read

Pak ditë më parë, këngëtarja shqiptare Era Istrefi ka folur për revistën prestigjoze “Forbes”.

Fillimisht “Forbes” ka shkruajtur për karrierën e këngëtares si dhe për hitin e saj “Bon Bon” që e ngriti në krye të klasifikimeve.

Sigurisht që Era nuk mund ti shpëtonte as pyetjes nëse do të dëshironte të ishte si Beyonce. Por përgjigja e saj ka qenë e kundërt.

“Nuk dua ta marr jetën aq seriozisht si Beyonce. Dua të jem si Rihanna, pasi ajo nuk e merr jetën seriozisht. E përsosura të lëndon”.

ka thënë Era gjatë intervistës.

Gjithashtu foton e shkrimit të “Forbes” e ka publikuar në Instagram, menaxheri i saj Faton Shoshi i cili shprehet: “Puna me ty më bën të ndihem krenar”.


コメント


bottom of page