Search
Merr fund tortura? Shirat pushtojnë Shqipërinë nesër, “surprizat” e vërteta vijnë më pas
- TheAlbanian Times
- Jul 16, 2017
- 1 min read
Duket se tortura e vapës do të marrë fund për pak kohë.
Meteoalb parashikon se Jugu i vendit do të përfshihet nga rebeshë shiu në fundjavë, kurse Tirana parashikohet të ketë reshje të pakta gjatë të dielës.
Dita e nesërme do te karakterizohet nga vranësira dhe shira në të gjithë territorin.
Rebeshët e shiut do të jenë më të fuqishme tek fqinjët tanë të cilët rrezikohen edhe nga përmbytjet.
Sa i takon temperaturave, edhe ato do të shënojnë rënie, por mos u gëzoni shumë, jo fresku që mund të mendoni.
Ky ndryshim do të jetë shumë i shkurtër, pasi fundi i muajit do të sjellë sërish temperatura të larta dominuar nga masat ajrore afrikane.

Comentários