top of page

Gjysma e botës, përfshirë edhe Shqipërinë do të përmbytet nëse ...

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 15, 2017
  • 1 min read

Dy ditë më parë, mediat ndërkombëtare raportuan shkëputjen e një ajsbergu gjigant, me sipërfaqe pak më të madhe se 1/5 e Shqipërisë, nga kontinenti i ngrirë i Antarktidës.

Harta e përgatitur nga “Bild” tregon sipërfaqet që do të zhyten në ujë, me rritjen e nivelit të deteve në botë.

Kryeqendrat botërore si Washington, New York, Londra, Parisi, Amsterdami, Shën Peterburgu dhe Shangai do të përmbyteshin menjëherë nëse do të shkrinte ajsbergu.

Shkrirja e menjëhershme e tij do të bënte që niveli i ujërave në oqeane të rritej me 1.5 metra e lart.

Jashtë kësaj katastrofe natyrore nuk do të mbeste as Shqipëria, pasi vija bregdetare do të përmbytej.

Nëse nuk ndërgjegjësohemi për problemet globale, atëherë ky fakt do të jetë shumë afër./joq.al.


Comments


bottom of page