Shqipëria e dyta në botë me numrin më të lartë të bar-kafeve, ja kush e mban fronin!
- TheAlbanian Times
- Jul 14, 2017
- 1 min read
Një të huaji, që vjen për herë të parë në Shqipëri, një nga gjërat që i bën më shumë përshtyje është numri i lartë i kafeneve, që gjenden në çdo cep, si dhe oraret e zgjatura, që rrinë klientët ulur në një bar. “Kur erdha për herë të parë këtu, habitesha se si njerëzit mund të rrinin më shumë se një orë në tavolinë vetëm me një kafe përpara, gjatë paradites. Në Itali nuk rrinë më shumë se 10 minuta, madje edhe për të ngrënë drekë nuk vonohen më shumë se 20 minuta ose gjysmë ore”, thotë Valeria, punonjëse në ambasadë. Shifrat krahasuese duket se e përligjin këtë habi. Shqipëria mund të jetë një nga vendet me të ardhura më të ulëta për frymë e paga më të vogla në Europë, por kjo nuk e pengon atë të jetë shteti i dytë në botë, pas Spanjës, për numrin më të lartë të bar-kafeve për 100 mijë banorë

Comments