Peqinasit lumturohen kur shohin projektin e rrugës 1 milion Euro, por tronditen sapo mbaron ndërtimi
- TheAlbanian Times
- Jul 14, 2017
- 1 min read
Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë, kështu shprehet bukur populli ynë.
E duket se kjo shprehje i vjen përshtat edhe projekteve që qeveria ka ndërmarrë ku nga letra në zbatim ekziston një hendek i gjerë. I ngjashëm me këtë është një denoncim i një qytetari i cili ka shkruar pranë redaksisë së JOQ, lidhur me investimin mbi 1 milion eurove të një rruge në hyrje të Peqinit që shkon deri tek unaza e qytetit.
Sipas qytetarit rrugën e kanë parë në letër si një projekt në fillim dhe të gjithë mezi prisnin se si do të realizohej. Mirëpo, janë zhgënjyer pasi kanë parë zbatimin e saj që nuk ka asnjë lidhje me projektin. Kush e di se sa shumë gjëra janë hequr nga ai 1 milion euroshi?
Denoncimi i qytetarit per JOQ:
Pershendetje JOQ nga Peqini po ju dergoj kto dy foto sepse eshte nje investim mbi 1 milion euro dhe po behet nje rruge skandal. Foto e pare eshte e projektit sesi do behej rruga dhe foto e dyte eshte sesi eshte bere rruga thuhet qe eshte miratuar nga kryeministri. Ta shofi dhe ai se cfare rruge skandaloze po behet ne hyrjen e Peqinit qe te con ne unazen e qytetit. Eshte rruge jasht cdo standarti dhe me nje kryetar bashkie qe nuk del asnjehere te shoh sesi po behet kjo rruge. Faleminderit nese e postoni"./joq.al/


Comments