top of page

NAMI ME DROGË NË VLORË, KAPEN 15 TON KANABIS.DISA PERSONA NË PRANGA

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 14, 2017
  • 1 min read

Një sasi e madhe droge, rreth 15 ton kanabis sativa është sekuestruar në orët e mesnatës në Vlorë.

Ka qenë një operacion i madh i drejtuar nga vetë kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, që ka çuar në pranga disa persona, ndërsa janë sekuestruar disa tonë drogë.

Operacioni është bërë nga Policia e Vlorës e mbështetur nga FNSH. Operacioni u drejtua nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj.

Në operacion ka qenë i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA, Eduart Merkaj.

Në fshatin Llakatund të Vlorës është sekuestruar një sasi disa tonësh me lëndë narkotike kanabis sativa.

Janë sekuestruar edhe 5 armë zjarri kallashnikov. Lënda narkotike u gjet në dy banesa në fshatin Llakatund. Shoqërohen në polici disa persona.Vijon…/joq,al/


Comments


bottom of page