top of page

VIDEO/ Objekti misterioz që po habit arkeologët shqiptarë. Ja çfarë është zbuluar në Kaçanik

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 13, 2017
  • 1 min read

Në Kotlinë në Kaçanikut, u zbulua një objekt nëntokësor që besohet të jetë qindra vjet i vjetër, dhe kjo i ka befasuar banorët.

Ata nuk kishin qenë në dijeni se në këtë pjesë ndodhej ky objekt i veçantë, që është i ndërtuar me tulla dhe ka formën e tunelit.

Për këtë objekt të veçantë, i cili u zbulua kur po gërmonin mjetet e rënda, banorët e Kotlinës nuk kishin dëgjuar as nga më të vjetrit e fshatit .

Fshatarët njoftuan edhe komunën e Kaçanikut , të cilët po merren me rastin.

Ndërsa Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore , në Ministrinë e Kulturës , bëri me dije se që nga nesër besojnë se një ekip i arkeologëve do të dalë në vendin e

ngjarjes për të hulumtuar për objektin në fjalë.


Comments


bottom of page