top of page

“Ermali në burg, Rezarta në plazh”, shpërthen këngëtarja: Do hap luftë!

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 13, 2017
  • 1 min read

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 10 vite burg, si pjesë e dosjes “Xibraka”.

Në mediat online kjo histori u shtrembërua ku shkruhej se teksa jepej vendimi për bashkëshortin e saj, këngëtarja postonte foto duke festuar.

Ajo ka reaguar në një postim në Instagram për të gjitha shpifjet ndaj saj.

I di si i thonë kësaj historie?

Mirë problemi, po s’të lënë rehat as mizat! Gjatë këtyre dy vjetëve, kam njohur botën, njerëzit më shumë seç kisha mundur ta bëja për 28 vite jetë.

Kam njohur dashakeqësinë e pangopur të gazetarëve, për disa klikime e për disa komente të njerëzve të frustruar në jetën e tyre.

Pa marrë fare parasysh çfarë ndikimi mund të shkaktojnë tek familjarët.

Këto vite kam lexuar çmenduri të tipit “Ermali në burg, Rezarta në plazh” pa marrë parasysh që isha me familjen, apo “Ermali ne burg, Rezarta qesh”. Rezarta do qesh, do shkoj në plazh sepse kam një princeshë për ta rritur të lumtur, dhe do qesh sepse Ermalin e kam shëndosh e mirë dhe vendi ku ai ndodhet ka një derë, e cila do hapet një ditë.

Dhe për të ja vlen të presesh vitet që me duken ditë, mbase dhe një jetë të terë!

Kam bërë durim me ju, nuk kam dashur të hap luftë sepse kam kuptuar qe shkrimet, sensacioni është pjesë e punës tuaj!

Por tani e tepruat! Për të gjitha shkrimet ku keni dëmtuar emrin tim, ku me keni bërë me ferrari, helikoptera, e anije kozmike do të mbani përgjegjësi para ligjit,-shkruan ajo në profilin e saj zyrtar në Instagram.


Comments


bottom of page