Search
Refugjati në Gjermani gjeti 150 mijë euro, ja çfarë u bëri atyre parave…
- TheAlbanian Times
- Jul 13, 2017
- 1 min read
Refugjati nga Siria, i cili vitin e kaluar erdhi në Gjermani, në një dollap të vjetër të marrë nga një organizatë humanitare ka gjetur 150.000 euro dhe i ka dorëzuar te autoritetet, tha policia gjermane, përcjell albinfo.ch. 25-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, gjeti 50 mijë euro në para të gatshme dhe një llogari kursimi, ku kishte më shumë se 100.000 euro, të cilat ishin fshehur në dollap. Policia në qytetin gjerman Minden tha se njerëzit rregullisht kthejnë shuma të vogla parash, por për “një sasi të madhe është përjashtim absolut”. Siriani kishte ardhur si refugjat në Gjermani tetorin e kaluar

ความคิดเห็น