top of page

Nga kulmi i vapës me 50 gradë, sot Kroacia po përjeton tmerrin

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 13, 2017
  • 1 min read

Kroacia dje ka kapur temperaturat në gradën e 50-të, por sot po përjeton një tmerr që kalon nga ekstremi në ekstrem.

Mediat lokale raportojnë që në Zagorje të Kroacisë ka vërshuar një stuhi e furishme shiu duke shkaktuar dhe dëme të mëdha materiale.

Një prej banorëve tha që shiu nisi menjëherë pas një dielli përvëlues dhe kishte madhësinë e topave të ping-pongut pasi binte në formën e breshërit.

Gjithçka filloi papritur, ishte një stuhi e fortë dhe në tokë po binte breshër në madhësi të topave të ping-pongut. Mendova se është Dita e Gjykimit”, ka thënë Dino Tuek, të cilit i është shkatërruar kopshti komplet.

Ndërkohë një banor tjetër ka dëshmuar se kjo stuhi i ka shkatërruar makinën që e kishte parkuar në oborrin e tij.


Comments


bottom of page