GJETI PORTOFOLIN ME 1 MIJË EURO. KUKSIANI TAKON GJERMANIN. JA SI E “SHPËRBLEU” AI
- TheAlbanian Times
- Jul 13, 2017
- 1 min read

Sot një familje nga Kukësi e ka nisur ditën me një gjest tejet human , teksa kishte gjetur një portofol të një shtetasi gjerman dhe ia ka kthyer atë menjëherë bashkë me shumën monetare dhe me dokumtentat.
Azem Brahaj bashkë me të birin lajmëruan se kishin gjetur një portofol dhe donin t’ia kthenin pronarit të tij, shtetasit gjerman.
Por si e takuan turistin gjerman Azem dhe i biri i tij? Një familjar i tyre ka shkruar pranë JOQ para pak minutash ku shprehet?
“Falënderoj djalin tim Aldon qe mbas gjetjes se portofolit me 1100 euro dhe dokumente gjermane u mundua te lidhet me kte person per t’ia kthyer … Pasi u lidh nëpërmjet Facebook u dorezua tek personi te cilit i kishin humbur… Ketë gjest e bën çdo shqiptar por dhe gjermani qe u gëzua shumë kur mori dokumentet dhe portofolin dhe gjermani tregoj si qytetar evropian kulturën e tij u përgëzua ndërruam nr e telefonit dhe ne fund e falënderoj Aldon me 100 euro respekt. Rasti ne fjalë ka Ndodhur ne Pogradec . personi icili ka gjetur portofolin me 1100 € dhe dokumentat e Gjermanit patentë, kartë identiteti dhe pasaportë i janë kthyer mbrapsht gjermanit”, përfundoi ai./joq.al/

Comentarios