top of page

Fshihet poshtë krevatit që të zbulonte tradhtinë e të dashurit, ja çfarë ndodhi

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 13, 2017
  • 1 min read

Mendonte vazhdimisht se i dashuri i saj e tradhtonte, prandaj vendosi që ta zbulonte këtë. Duke menduar një ide brilante sipas saj, vajza vendosi të fshihej poshtë krevatit të tyre. Para se të futej poshtë krevatit, së pari ajo i shkroi një letër dhe ia la në tavolinë. Kur ai u kthye nga puna dhe hyri brenda e pa letrën, mori telefonin dhe u bë sikur po fliste me një tjetër duke shqiptuar këto fjalë: “Më në fund e kuptoi se po e tradhtoi dhe i dha fund. Ja, pas pak do të takohemi dhe do të vijë tek ti”. Pasi ai doli nga dhoma, ajo u shokua. Por kur kaloi në dhomën e ndenjes aty gjeti një letër që në të shkruante: “Tjetër herë kur të vendosësh të më provokosh, fshehi mirë këmbët poshtë krevatit. Jam në market, vij pas pak dashuri”./lajmein.net/


Komentarji


bottom of page