Ky është personi i vetëm në botë që mund të vrasë Donald Trump dhe të mos dënohet
- TheAlbanian Times
- Jul 11, 2017
- 1 min read
Vrasja e cilitdo presidenti në botë do bënte bujë të madhe, por vrasja e presidentit të SHBA-ve do krijonte një kaos në mbarë botën dhe siguria do cilësohej në nivelin e saj më të ulët. Por kush mund ta bëjë një vepër të tillë dhe të mos dënohet kurrë?
Personi i vetëm në botë që mund të vrasë edhe figurën më të lartë politike në botë siç është aktualisht Donald Trump është Mbretëresha e Anglisë, Elizabeth II, njeriu i vetëm që është mbi çdo lloj ligji dhe nuk mund të dënohet për çfarëdo vrasjeje që mund të kryejë.
E përditshmja “Internacional Buisiness Times” ka publikuar një artikull që ka në qendër të tij debatin ligjor mbi këtë mbrojtje supreme të Mbretëreshës. Ishte faqja satirike e Mbretërisë së Bashkuar “Daily Mash”, e cila ka shkruar se zyra e Mbretëreshës ka lëshuar një deklaratë që konfirmon aftësinë e saj për të vrarë Trump me shpatë gjatë vizitës së tij në Britani, pa pasoja ligjore, sepse “Trump është një objekt i Kurorës”.
Kjo u pa fillimisht si një shaka, por që brenda pak kohësh ngjalli një debat të madh rreth ligjeve dhe pabarazisë së aplikimit të tyre./joq.al/

Comentários