top of page

I përplasi makinën të atit, 24-vjeçari doli me vrull dhe i bëri gjëmën shoferit

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 11, 2017
  • 1 min read

Përplasja e dy automjeteve ka bërë që drejtuesit e tyre të përfshihen në një konflikt fizik. Njëri nga shoferët ka dalë nga makina e ka qëlluar me thikë në pjesën e krahut drejtuesin e automjetit tjetër.

Policia arrestoi Marjo Xhangollin, 24 vjeç, banues në Pogradec.

Njoftimi i Policisë

Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 10.07.2017, në rrugën nacionale Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur në pjesën e krahut me thikë, duke tentuar të vrasë shtetasin F.M, 28 vjeç, banues në Korçë. Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, si pasojë e përplasjes me dëme materiale, të dy automjeteve konkretisht njëri me drejtues shtetasin F.M dhe tjetri me drejtues babain e shtetasit Marjo Xhangolli, në rrugën nacionale Pogradec-Korçë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet i mprehtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 76 e 22 të Kodit Penal.


Comments


bottom of page