top of page

Gangnam Style humbet kurorën, ja kush është videoja me më shumë klikime në YouTube

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 11, 2017
  • 1 min read

Kënga e artistit koreano jugor PSY, nuk është më kënga më e klikuar në YouTube. Megahiti Gangnam Style 5 vitet e fundit ka mbajtur kurorën e klipit më të klikuar por këtë trofe ia rrëmbeu kënga e Wiz Khalifa-s dhe Charlie Puth, See You Again.

Kënga që i dedikohet artistit të Fast & Furious i cili humbi jetën, Paul Walker, ka marrë 2,895,373,709 klikime duke mundur kështu këngën e Psy me një numër total klikimesh prej 2,894,426,475.

Kënga e Luis Fonsit, Despacito ka marrë 2.5 miliardë klikime në vetëm 6 muaj nga publikimi dhe mesa duket nuk ka ndërmend të ndalet/joq.al/


Comments


bottom of page