top of page

Vlorë/ I futet 14-vjeçares me forcë në shtëpi për ta përdhunuar, e pëson keq 17-vjeçari

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 10, 2017
  • 1 min read

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës për shkak se është denoncuar nga një 14-vjeçare se ka tentuar të abuzojë me të seksualisht.

Sipas njoftimit nga policia, 17-vjeçari me inicialet F.Ç., i është futur në banesë ditën e djeshme vajzës me iniciale E.R., dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të me forcë.

Njoftimi i policisë:

Policia arreston në flagrancë për veprën penale ''Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë'', shtetasin: - F. Ç., 17 vjeç, banues në Vlorë. Më datë 09.07.2017, Seksioni për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi, për arsye se ndaj tij, ditën e djeshme ka bërë kallëzim shtetësja E.R., 14 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se: Më datë 09.07.2017, rreth orës 06:30, shtetasi F.Ç., ka shkuar në banesën e saj dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të (me forcë). Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale ''Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur, mbetur në tentativë'', parashikuar nga nenet 100 dhe 22 të Kodit Penal./joq.al/


Comments


bottom of page