top of page

Nusja i helmoi nënën, djali kthehet nga Greqia: Ajo s'ishte e virgjër, hodhi jod në çarçafë ...

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 10, 2017
  • 1 min read

Pak ditë pasi nusja tentoi t’i helmonte nënën duke i hedhur barin e mizave në gotën e kosit dhe akuzave të saj ndaj vjehrrit se e kishte përdhunuar, bashkëshorti i 19- vjeçares Elda Tanushi është kthyer nga Greqia.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Donald Stafa ka rrëfyer se i ati e detyroi Eldën ta pranonte atë për burrë.

Doja ta lija, kur s’më doli e virgjër. Familja dhe ajo ma hodhën fajin mua, thanë “s’merr vesh ti nga këto”, është shprehur Donaldi.

Elda hodhi jod në çarçafë natën e parë”, ka thënë ai.

Donald Stafa konfirmon se nuk do t’i rikthehet më kësaj martese dhe se nuk do t’ia falë kurrë nuses tentativën për t’i vrarë nënën.

E ndërsa kryefamiljari fatin e Eldës ia lë në dorë Gjykatës, bashkëshortja e tij, Arjana, kërkon dënim maksimal për nusen që i hodhi helm insektesh në gotën e kosit./joq.al/


Comments


bottom of page