top of page

Hyri në sallën e operacionit dhe doli e vdekur, humb jetën tragjikisht 18-vjeçarja

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 10, 2017
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Elbasanit. Një 18-vjeçare me iniciale K.I ka ndërruar jetë pasi kreu një ndërhyrje kirurgjikale.

Adoleshentja e ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në datën 8 korrik dhe ndërroi jetë disa minuta më parë.

Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për mjeken kirurge 43-vjeçare me iniciale J.K, për akuzën “Mjekim i pakujdesshëm”.

Policia po heton me ekspertët mjeko-ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes pasi familjarët kanë kallëzuar se 18-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.

Deklarata e Policisë:

Elbasan

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm" në ngarkim të shtetases J.K., 43 vjeçe, banuese në Elbasan.

Ajo duke qenë me profesion mjeke kirurge në spitalin e Elbasanit, në datë 8 korrik 2017, kreu një ndërhyrje kirurgjikale tek pacientja K.I..Pacientja K.I, ndërroi jetë pak pas operacionit.Sipas kallëzimeve të familjarëve dyshohet se 18 vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.

Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko–ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale "Mjekimi i pakujdesshëm" parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.


Comments


bottom of page