top of page

Del në dritë misteri i vdekjes së Mehmet Shehut: Nuk vrau veten, u hoq qafe nga

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 10, 2017
  • 1 min read

Vdekja e Mehmet Shehut vazhdon ende të rrethohet nga misteri. Ka qenë Ilir Bulka, ai i cili ka treguar disa detaje të reja mbi vdekjen e Shehut.

Kur Hoxha vendosi ta hiqte qafe, më parë mendoi që ta komprometonte në sytë e anëtareve të tjerë të Byrosë Politike shqiptare, duke e detyruar djalin e Shehut të fejohej me vajzën e një profesori të Universitetit të Tiranës, i klasifikuar si kundërshtar i regjimit. Mbas kësaj u mblodh një plenum i Partisë, në vijim të të cilit besnikët e Hoxhës bënë një sërë kritikash të mëdha mbi drejtimin e politikës ekonomike të qeverisë”. Mehmet Shehu bëri autokritikë, por kjo i dukej e pamjaftueshme diktatorit"- ka thënë ai.

Asnjë në Tiranë nuk e di se çfarë ka ndodhur në atë dhomë, nëse ishte vetë Hoxha apo ndonjë pasues i tij që qëlloi mbi kryeministrin, por u bë e ditur se Shehun e vranë dy plumba, gjë e pamundur në një vetëvrasje.

Përkthyesi ngre dyshime të forta se Shehu mund të jetë qëlluar nga dora e ish- diktatorit Enver Hoxha


Comments


bottom of page