top of page

Zgjohet pa një këmbë, 24-vjeçarja terrorizohet kur mëson ç’ka ndodhur

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 9, 2017
  • 1 min read

Një vajzë të re e kapi paniku kur u zgjua nga koma dhe zbuloi se mjekët i kishin prerë njërën këmbë.

21–vjeçarja Chey Alvarez, nga British Columbia e Kanadasë u pickua nga një merimangë, që e infektoi me një parazit mishngrënës.

Mjekët e vendosën atë në koma të induktuar për 10 ditë, ndërsa qëndroi për gati 2 javë në jetë me aparatura, pasi u diagnostikua me necrotizing fasciitis.

Siç shkruan e përditshmja “The Sun”, prindërit e 21 – vjeçares besojnë se ajo u pickua nga një merimangë vdekjeprurëse.

Sëmundja u përhap me kaq shpejtësi, sa mjekët u detyruan të prisnin këmbën e së resë, që infeksioni të mos përhapej më tej.

Kur më në fund u zgjua në spital, ajo e ndjeu se diçka nuk shkonte dhe kërkoi për një stilolaps për të shkruajtur diçka.

“Më mungon një këmbë?”, ishte fjalia e parë që ajo i tha babait të saj.

Ky i fundit, duke folur për mediat rrëfeu frikën e madhe që kishte patur se e bija do të vdiste./joq.al/


Comments


bottom of page