"Erion Braçe - Gangster për 25 minuta", ja si sillet në mes të Tiranës
- TheAlbanian Times
- Jul 10, 2017
- 1 min read

Deputeti i PS, Erion Brace, kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të PS në qarkun e Fierit, i cili fitoi mandatin e tij dhe do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm, që me përfundimin e zgjedhjeve nuk i bën më syri tërr për rregullat rrugore.
E ka fjetur mendjen Erioni sa fitoi PS, e kështu edhe Policia Rrugore e fal përditë. “Zonjusha”, është etiketimi që makina e tij e bardhë ka marrë kohët e fundit pasi e ka futur në shumë telashe që janë bërë publike edhe në media.
Që kur e bleu ia ka trazuar mendjen aq keq sa harron edhe të bëjë kolaudimin e ta sigurojë.
“25 minuta parkim gangsterësh” do të ishte diçitura e përkryer e kësaj fotoje që vjen në redaksinë tonë nga kryqëzimi i RTSH, rrugës për tek Kryeministria .
Deputeti i qarkut Fier, Erion Brace. 25 minuta parkim gangsteresh. Keshtu behet shteti. Sa u fitun zgjedhjet s’ka me, se i dhemb xhepi te p
aguaje parkimin e Bashkise. Po te ishte ndonje qytetar i thjeshte, i kishte ardh direkt rrugorja per gjobe.
Fotoja eshte bere perballe Ministrise se Inovacionit. Ne nje lokal qe e ka miku i vet dhe perdite kete gje ben.
Nderkohe qe tek kryqezimi qe eshte 15 metra nga makina, gjithmone rri nje polic rrugor sepse kuptohet qe eshte afer me Kryeministrine,- shprehet qytetari për JOQ.al.

Comments