top of page

Vajza nga Tirana tregon hallin e madh: Më ka gjetur belaja me komshiun nxjerr...

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 9, 2017
  • 1 min read

Një vajzë, e cila jeton në Tiranë ka shkruar në redaksinë tonë për të treguar hallin që e ka gjetur me komshiun e saj. Ajo tregon se e ka gati të pamundur të kalojë para shtëpisë së tij sepse komshiu nxjerr në oborr qenin e tij pitbull dhe mbi të gjitha lë hapur edhe derën e shtëpisë.

Kam marrë një shtëpi me qira në rrugën Mihal Grameno. Prej dy muajsh po përjetoj një torturë të vërtetë. Sa herë që kaloj para shtëpisë së komshiut më shkon gjaku në fund të këmbëve nga qeni i tij pitbull. Është shumë i egër aq sa ndonjë ditë mund të këpusë edhe zinxhirin që e mbajnë lidhur dhe më e keqja është se lënë dhe derën hapur",- ka shkruar vajza për JOQ.al.

Dihet që qentë pitbulla janë shumë të egër dhe nëse shpëtojnë mund të kafshojnë edhe keq. Kujtojmë këtu rastin e gruas shtatzënë që u kafshua nga një qen pitubll tek zona e Liqenit Artificial.


Comments


bottom of page