Search
Këta janë "Narco-t" shqiptarë, famëkeqët që furnizonin Italinë me marijuanë
- TheAlbanian Times
- Jul 9, 2017
- 1 min read
Një bandë italo-shqiptare që bënte kërdinë në Itali, pasi furnizonte me marijuanë shqiptare zonat më të populluara dhe më pas e shpërndante atë përmes një rrjeti të gjerë shitësish, është dënuar me 157 vite burg nga Gjykata e Apelit në Itali.
Në bandën famëkeqe bëjnë pjesë shqiptarët Shpëtim Xeka, i cili do të vuajë 8 vite e 10 muaj burg si dhe Ylber Xeka, i cili është dënuar me 3 vite e 10 muaj burg. Pjesa tjetër e të dënuarve janë shtetas italianë.
Droga dërgohej direkt në shtëpinë e klientëve ose në vendbanimet e të arrestuarve. Pjesë e grupit ishin edhe dy gra.
Me raste trafikantët e fshihnin drogën brenda automjeteve të dëmtuara me qëllim që t’i merrte karoatreci për të shmangur dyshimet e policisë.

Comments