top of page

"Bëhen përshesh" makinat në autostradë, gjendja kaotike përfshin vargun e automjeteve

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 8, 2017
  • 1 min read

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në autostradën Tiranë-Durrës dhe ky ka qenë pikërisht shkaku i bllokimit të trafikut.

Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar nga aksidenti megjithëse njëra prej makinave tip “Benz” në ngjyrë të zezë me targa AA 008 OX i është deformuar pjesa e pasme dhe të njëjtin fat ka patur edhe makina që gjendej në trafik para saj një makinë tip “Opel Astra” ngjyrë gri me targa AA 698 RI.

Shkak i aksidentit mendohet se është ëbrë trafiku i rënduar dhe makinat janë përplasur varg njëra pas tjetrës.

Gjendja kaotike ka detyruar shoferët të zbresin nga makinat e tyre apo të ecin indietro për “të shpëtuar”.

Duke shkuar per Durres ne plazh, ne autostrade ka aq shume trafik sa te gjithe janë duke u kthyer indietro mbrapa. Te nisesh per plazh te shtunen ne mengjes qe te jesh per te dielen gati,- shprehet qytetari për JOQ.al.


Comments


bottom of page