top of page

Besnik Hasi lë me gojë hapur grekët, përzë nga ekipi futbollistin shqiptar

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 8, 2017
  • 1 min read

Trajneri shqiptar, Besnik Hasi e ka nisur me "dorë të hekurt" aventurën e tij me skuadrën greke Olimpiakos.

Ditën e djeshme, një tjetër lajm i bujshëm ka pushtuar mediat fqinje, të cilat raportonin se ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka lënë jashtë grumbullimit 4 lojtarë shumë të rëndësishëm të Olimpiakosit, mes tyre edhe shqiptarin Pajtim Kasamin.

Një tregues i qartë se në ekipin e tij nuk ka vend për "miqësi" dhe askush nuk do ta meritojë fanellën nëse nuk zbaton me përpikëri rregullat e tij dhe nuk stërvitet maksimalisht.

Kasami është shqiptar, por luan për Zvicrën. Grekët kanë mbetur të çuditur nga ky fakt pasi mendonin se Hasi do përkrahte futbollistin shqiptar më shumë nga të tjerët.


Comments


bottom of page