top of page

Kush është Amedeo Baçi? Fakte tronditëse mbi "marrosësin e grave", ja sa milionë i ka zhva

  • Jul 7, 2017
  • 1 min read

Amedeo Baçi, ose i njohur ndryshe si “marrosësi i grave” u akuzua nga Lumturie Kodra në “Shihemi në gjyq” se e kishte bërë këtë të fundit të dashurohej dhe kishte përfituar më pas për t’i zhvatur rreth 10 mijë euro.

Kjo është një teknikë që ai e përdorte edhe me gra të tjera për t’i zhvatur para.

Në fakt janë zbuluar disa fakte tronditëse mbi Amedeo Baçin, emri i vërtetë i të cilit, siç edhe ka deklaruar zonja Kodra, është Ahmet.

Ndaj tij në vitin 2001 është lëshuar një urdhër arresti për vjedhje të 2.5 milionë dollarësh në Tiranë. Vite më pas, në 2008, ai u arrestua nga policia italiane, por pasi kishte ndërruar emrin në Amedeo, ai kishte përfituar dokumenta të rregullta italiane dhe pa një firmë të presidentit të gjykatës së apelit në Milano, urdhri i ekstradimit nga Shqipëria ishte i pavlefshëm.

Mediat italiane kanë shkruar për Amedeo/Ahmet Baçin, por ato shqiptare kanë deklaruar se vjedhja e tij ishte në fakt 5.4 milionë dollarë. Shkrimtari jetonte në një apartament luksoz në Varese, ishte pronar i një dyqani të njohur atje, drejtues i një kompanie import-eksporti në Londër dhe i kompanisë ‘Univers’ në Shqipëri, shkruan ‘Tabloid.al’.

Ai ka zhvatur 435 persona duke mbledhur shumën në fjalë dhe në vitin 2012 u përball me drejtësinë shqiptare. Ai u dënua me 13 vite burg, por më pas ky vendim u rrëzua. Sërish në vitin 2014 u dënua me 10 vite heqje lirie, duke bërë të mendohet se edhe vendimi i dytë për burgim, është hedhur poshtë.


Comments


bottom of page