Rinovimi i Donarumës, nuk do e besoni çfarë kushti ka vënë portieri i Milanit
- TheAlbanian Times
- Jul 6, 2017
- 1 min read

Milani dhe Xhanluixhi Donaruma kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës, por me disa kushte. Portieri do të fitojë 6 milionë euro në vit për pesë vitet e ardhshme. Këto janë kushtet që Donaruma i vendosi Milanit për të rinovuar:
Pagë 6 milionë euro në sezon për portierin, për 5 vitet e ardhshme.
Vendosja e një klauzole prej 100 milionë eurosh për prishjen e kontratës, nëse Milani arrin të kualifikohet në Champions për sezonin e ardhshëm. Në të kundërt, shifra do të përgjysmohet në 50 milionë.
Nga firma e Xhanluixhi Donarumës, Milani është i detyruar që të afrojë në skuadër edhe vëllanë e tij, Antonio, i cili, përveçse do të marrë rolin e portierit të tretë, do të firmosë për 1 milion euro në vit si pagë./joq.al/
Comentarios