Rama bën ndryshimin e parë në qeveri, ja pse u shkarkua zyrtari i lartë
- TheAlbanian Times
- Jul 6, 2017
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra zv.minisrin e Mbrojtjes, Idlir Peçin, me vendim të marrë në datën 3 korrik në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Ministria e Mbrojtjes njofton se lirimi nga detyra i Idlir Pecit si zëvendësministër është bërë me kërkesën e tij për arsye profesionale”, njofton zyrtarisht MM.
Bashkë me publikimin e arsyes, Ministrja e Mbrojtjes e “falenderon z.Peci për angazhimin e tij në këtë institucion dhe i uron gjithë të mirat në angazhimin e tij të ri”.
Sot paradite u njoftua se “Me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Mbrojtjes, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”./joq.al/

Comments