top of page

Përleshje masive mes shqiptarëve dhe turqve në Gjermani, raportohet për të plagosur

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 7, 2017
  • 1 min read

Një përleshje ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjermani mes një grupi shqiptarësh dhe turqish.

Siç raportojnë mediat gjermane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në rrugën Farberstrasse.

Një grup prej shumë shqiptarësh të moshave nga 25 deri 30 vjet u përleshën fizikisht me një grup turqish prej tre veta”, shkruan regiotrends.de.

Një prej shqiptarëve ka marrë plagë të rënda me thikë dhe është dërguar në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka filluar hetimet për tentim vrasje dhe për zbardhjen e ngjarjes.


Comments


bottom of page