Materniteti i Elbasanit “pushtohet” nga gjallesa të frikshme
- TheAlbanian Times
- Jul 6, 2017
- 1 min read

Godina e ish-maternitetit të Elbasanit, e braktisur që nga viti 2005 tashmë ngjan si një kopsht i frikshëm zoologjik, ose thënë ndryshe si Kështjella e Drakulës.
Kjo godinë, e mbetur bosh prej 12 vitesh tashmë është strehë për zvarranikët, qentë, minjtë, breshka dhe gjallesa të pështira që rriten në pisllëkun e jetës urbane.
Pjesa e pasme e ish godinës ku lartësia e ferrave i kalon 3-4 m, e ka bërë këtë vend një vend të frikshëm sa ka tmerruar dhe banorët që kanë shtëpinë përreth.
Ata shprehen se dëgjojnë lloj-lloj klithmash, ulërimash e madje edhe përleshje mes krijesash të papara më parë të cilat luftojnë për territore dhe për të ndërtuar strofkullën në këtë vend.
Godina është projektuar që të bëhet universitet, por deri atëherë rrezik të kthehet në vend legjendash.


Comments