Ia vjedhin një BMW-X5 dhe një GOLF-7, qytetari nga Suhareka përjeton tmerrin
- TheAlbanian Times
- Jul 6, 2017
- 1 min read

Një qytetar nga Suhareka, e ka njoftuar policinë se i janë vjedhur një BMW-X5 dhe një GOLF-7, nga persona ende të panjohur.
Siç njofton policia, hajnat së pari kishin hyrë në shtëpi, ku kanë marrë çelësat e veturave, të cilat pastaj i kanë marrë nga vendet ku ishin të parkuara.
“Sot, në mëngjes, një qytetar nga Bllaca e ka informuar policinë në Suharekë për vjedhjen e dy veturave.
Pas bisedës me denoncuesin e vjedhjes, është bërë e ditur se një veturë BMW-X5 me targa italiane dhe një tjetër GOLF-7 me targa vendore, kishin qenë të parkuara njëra në oborrin e shtëpisë dhe tjetra në parkingun e restorantit, pronë e familjes.
Gjatë orëve të natës, të dyshuar të panjohur pasi kishin hyrë në katin e parë të shtëpisë, kishin kryer kontroll dhe kishin vjedhur ca para dhe çelësat e veturave me të cilat janë larguar në drejtim të panjohur.
Vlera e veturave, sipas ankuesit është njëra 12000 dhe tjetra 27000 euro. Hetues policorë po punojnë për zbardhjen e rastit”, njofton policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, transmeton KosovaPress.
Comments