top of page

VLORË, NGA AKSIDENTI 50-VJECARI ËSHTË RËNDË NË SPITAL

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Jul 5, 2017
  • 1 min read

Vlorë Policia:

Rreth orës 13:10, njoftohemi se në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec, pranë kryqëzimit të Triportit, automjeti tip Volkswagen Golf me targë AA 694 MX, ka goditur një shtetas rreth moshës 50 vjeç, ende të paidentifikuar i cili po udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë, i dëmtuari u dërgua në Spitalin Rajonal Vlorë, në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin R.O., 18 vjeç, banues në Vlorë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale./http://vloranews.net/


Comentários


bottom of page